Vulin: Ushtria serbe është gati për ndërhyrje
Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandër Vulin ka thënë se Forcat e Armatosura të Serbisë, po shohin me kujdes dhe vëmendje të gjitha ndodhitë për rreth dhe janë gati për të ndërhyrë në çfarëdo kërcënimi të sigurisë së vendit dhe qytetarëve të Serbisë.

Ai ka thënë se pas vrasjes së Oliver Ivanoviq, situata nuk mund të thuhet se është e qetë.

Vulin ka thënë se ata nuk i luten askujt për të marrë pjesë ne hetimet e vrasjesIvanoviq, por që kërkojnë që të gjitha të dhënat të sigurohen edhe për autoritetet e tyre.

Këto deklarata Vulin i ka thënë nga vizita që i ka bërë batalionit të 21-të të këmbësorisë në Rashkë. /albeu.com/
Shtuar më 17/01/2018, ora 17:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori