Vulin i kërkon BE-së të detyrojë Thaçin që të mbajë fjalën
Ministri në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, ka kërkuar nga BE-ja, si garantuese e marrëveshjeve të arritura mes Kosovës dhe Serbisë, që të detyrojë Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, të mbajë fjalën e dhënë.

"Përndryshe, kredibiliteti i BE-së, si ndërmjetësuese e bisedimeve, do të jetë i dëmtuar përgjithmonë", ka thënë Vulin për "Tanjug".

Vulin, ka komentuar deklaratën e Thaçit pas bisedimeve natën e kaluar në Bruksel, ka thënë se "deklaratat e tij pas takimit zakonisht kanë për qëllim ndërprerjen e dialogut dhe parandalimin e zbatimit të marrëveshjeve, dhe kjo e djeshmja është një shkelje e drejtpërdrejtë e marrëveshjes".

"Thaçi nuk është i njëjti person në takim dhe kur del nga takimi. Kur del para gazetarëve bëhet më i guximshme", tha Vulin.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha mbrëmë, pas takimit me zyrtarët më të lartë të Serbisë, Nikoliçdhe Vuçiç, se biseda nuk ishte e lehtë, por ai shpreson se udhëheqësit e Serbisë do të kuptojnë se Kosova është shtet i pavarur, e cila i ka ligjet dhe Kushtetutën vetë dhe që punon në përputhje me to.

"Ne jemi të kënaqur që ky takim u zhvillua, sepse ne thirrjeve për luftë nga Serbia u jemi përgjigjur në thirrje për paqe dhe thirrje për integrim në BE dhe NATO. Nuk ka asnjë alternativë ndaj dialog në të ardhmen", tha ai.

Thaçi ka shtuar se Beogradit në takimin i është kërkuar në mënyrë të qartë për t'i dhënë fund manipulimit me popullatën serbe në Kosovë. /albeu.com/
Shtuar më 25/01/2017, ora 13:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori