Vukçeviç: Mlladiçi mund të ishte arrestuar në 2006- ën
Kreu i prokurorisë serbe për krime lufte, Vlladimir Vukçeviç, tha se mundësia më e mirë për të arrestuar Ratko Mlladiçin është humbur në vitin 2006. Sipas tij njerëz me pushtet kanë lejuar arratisjen e Mlladiçit.

“Dështimi i kapjes së Mlladiçit ndodhi kur Rade Bullatoviç shefi i Agjencisë Informative të Sigurimit, arrestoi Stanko Ristiçin, i cili po fshihte Mlladiçin”, tha Vukçeviç.

Dështimi sipas tij erdhi nga njerëzit në pushtet që kishin një plan të qartë ku i mundësohej Mlladiçit të shpëtonte.
Shtuar më 13/10/2010, ora 18:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori