Vujanoviq: Ambasadori ne Prishtine pasi te njihet minoriteti malazias
Albeu.com
Presidenti malazez, Filip Vujanoviq, ka përsëritur qëndrimin se nuk do të nënshkruajë dekretin për emërimin e ambasadorit të Malit të Zi në Pishtinë, derisa të mos njihet minoriteti malazez në Kosovë.
Në një intervistë për TV e Malit të Zi, Vujanoviq ka vlerësuar se është e "pashembullt" që në Kosovë malazezët nuk janë njohur me kushtetutë si minoritet dhe se kjo është "nënçmuese" për ta dhe për Malin e Zi. Ndërkqa reagimin e Beogradit ndaj vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Podgoricës me Prishtinën, Vujanoviq e ka quajtur "emotiv". Sipas fjalëve të tij, Serbia nuk duhet të jetë tepër e zëshme as rreptë në shprehjen e disa vendimeve të saj, ndërsa Mali i Zi nuk duhet të përjetojë negativisht atë reagim. Presidenti malazez deklaratën e patrikut serb Irinej, se malazezët dhe serbët janë një popull e ka cilësuar negacion të popullit malazez dhe se kjo deklaratë është e "papritur dhe e pazakontë" nga një dikush prej të cilit "priten mesazhe të mira dhe të buta".
Shtuar më 05/02/2010, ora 20:59
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori