Vuçiç zemërohet me Edi Ramën për shkak të vizitës së tij në AAK
Kryeministri i Serbisë, Aleksander Vuçiç nuk ka qenë aspak dakord me vizitën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës në Kosovë dhe në selinë e AAK-së, kryetari i së cilës është ende në Francë i dënuar me detyrim paraqitje për shkak të arrestimit të tij nga autoritetet franceze në bazë të një fletërresti të Serbisë të vitit 2004.

Vuçiç ka thënë para medieve se nëse ai do ta bënte një gjë të tillë, Evropa do të reagonte menjëherë.

"Nuk kam asnjë koment. Por imagjinoni nëse unë kisha shkuar diku në rajon për të vizituar përfaqësuesit më ekstrem të partive serbe, si do të reagonin Europa dhe bota?", ka thënë Vuçiç lidhur me vizitën e Ramës në AAK. /albeu.com/

Shtuar më 02/02/2017, ora 16:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori