Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka komentuar arrestimin e liderit të AAK-së,
Ramush Haradinajt.
Ai tha se ligji sundon mbi politikën, dhe këtë e vërtetoi arrestimi i
Haradinajt në Francë.
I pyetur nga gazetarët se a do të kërkojë zyrtarisht ekstradimin e
Haradinajt, ai ka thënë "çfarë tjetër do bëjmë?"
"Ne kemi të bëjmë me një një njeri të cilit nuk i numërohen veprat penale. Askush nuk ka të drejtë të dëmtojë vendimin e zyrës së prokurorit të pavarur", është shprehur Vuçiç, transmeton "Reuters".
Kujtojmë se kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,
Ramush Haradinaj, është arrestuar në Francë me një urdhër të Serbisë. /albeu.com/
Shtuar më 05/01/2017,
ora 11:37