Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit do të vazhdojë edhe të
martën, ku pritet të marrë pjesë dhe presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç.
Këtë e ka bërë të ditur kryeministri, Aleksandar Vuçiç në një konferencë për media.
Vuçiç ka shtuar se pret që delegacioni kosovar të sjellë përfaqësuesit më të lartë.
Ky takim i të dyja delegacioneve është i pari pas ndalimit të
trenit serb që ishte nisur nga Beogradi për në Mitrovicën veriore e që shkaktoi shumë reagime nga të dyja palët, duke u thënë se mund edhe të rrezikojë dialogun. /albeu.com/
Shtuar më 22/01/2017,
ora 15:06