Vuçiq fiton zgjedhjet në Beograd?
Edhe pse rezultatet përfundimtare akoma nuk janë bërë të ditura, udhëheqësi i Partisë Progresive Serbe, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se subjekti i tij politik ka fituar më shumë se 45 për qind të votave në zgjedhjet lokale të mbajtura sot në Beograd.

“Është shfaqur fytyra e vërtetë demokratike e vendit tonë, qytetarët kanë ardhur në zgjedhje në mënyrë paqësore dhe demokratike, pavarësisht nga presionet e shumta”, ka thënë Vuçiq, transmeton lajmi.net.

Vuciq ka theksuar se lista e SNS ka fituar më shumë se 45 për qind të votave në Beograd dhe se kjo është arritja e tyre më e mirë në kryeqytet deri më tani pasi kanë një shumicë absolute.

Vuçiq ka shtuar se fushata për zgjedhjet lokale në Serbi ishte ‘tmerrësisht e ndotur’ dhe se për këtë do të flas gjatë ditëve në vijim.
Shtuar më 04/03/2018, ora 22:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori