Vuante nga kanceri në tru, McCain ndërpret mjekimin
Pas disa muajsh kurim, senatori republikan amerikan, John McCain, ka ndërprerë trajtimin kundër kancerit të trurit.

Prej 13 muajsh ai mori një mjekim të specializuar pas zbulimit të sëmundjes, bëri të ditur familja e tij. McCain, 81 vjeç, njoftoi në korrik të vitit 2017 se vuan nga kanceri në tru.

“Me forcën e tij dhe vullnetin, ai ka zgjedhur të ndërpresë trajtimin mjekësor”, thuhet në deklaratën e familjes McCain.

McCain ishte kandidat për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin 2008.
Shtuar më 24/08/2018, ora 19:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori