Presidenti rus, Vladimir
Putin do të largohet nga posti në janar 2021 për shkak se
vuan nga sëmundja e Parkinsonit.
Kështu shkruan e përditshmja britanike, The Sun, e cila shton se kërkesën për të dalë në pension ia ka bërë e dashura e tij, gjimnastja
Alina Kabaeva, e cila ka sjellë në jetë dhe dy binjakë pak kohë më parë,
ndërsa që prej asaj kohe nuk është shfaqur më në publik.
Videot e publikuara së fundmi tregojnë se 68-vjeçari ka vështiërsi në lëvizje, ndërkohë që një gjë e tillë nuk është konfimuar nga vetë
Putin.
Dhe analistët e informuar pretenduan se ishe dashura joshëse e presidentit rus
Alina Kabaeva, 37 vjeç, po e lut atë që të lëshojë pushtetin e tij.
Vëzhguesit që studiuan pamjet e fundit të Putinit vunë re se këmbët e tij dukeshin të ishin në lëvizje të vazhdueshme dhe ai dukej se kishte dhimbje
ndërsa mbërthente krahun e karriges.
Gishtat e tij gjithashtu shihen se dridhen
ndërsa mbante një stilolaps dhe mbërthente një filxhan që besohej se përmbante një koktej qetësues.
Burimet thonë për gazetën se
Putin po nxiton të kalojë një legjislacion që do e bëjë atë senator të përjetshëm.
Kjo do i japë benefitet shtetërore deri në vdekje, sikundër do i ofrojë imunitet nga ndjekja penale, në rast se më pas do të mund të niset ndonjë hetim ndaj tij.
Shtuar më 06/11/2020,
ora 09:29