Vritet zëdhënësi/ ISIS: Ne do t’ju shkatërrojmë plotësisht
Strategu i grupit terrorist Abu Mohamed al-Adnani, për kokën e të cilit kishte një dëmshpërblim prej 5 milionë dollarësh, ishte në shënjestër nga sulmi me bombë në Aleppo të Sirisë, në fillim të kësaj jave, shkruan Daily Mail.

Por që nga vdekja e tij të martën, që është parë si kryesues i ISIS-it, ka pasur thirrje për sulme hakmarrëse që të zhvillohen nga grupet militante të ashtuquajturujqërit e vetmuar’.

Sipas sajtit të grupit të inteligjencës, i cili monitoron aktivitetet e luftëtarëve, kërcënimet ishin bërë pro llogarive të ISIS-it, të koduara nga shërbimi i mesazheve të Telegramit, me një paralajmërim: "Ne do t’ju shkatërrojmë plotësisht”.
Shtuar më 01/09/2016, ora 16:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori