Rama i prerë: Nëse Bullgaria nuk heq veton ndaj Maqedonisë së Veriut, ndryshojmë kurs

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur dhe njëherë në konferencën me presidentin e Këshillit Europain se nëse nuk hiqet vetoja bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut gjatë presidencës franceze, Shqipëria do të ndërrojë kurs duke u ndarë me Shkupin.

“Për pjesën me Maqedoninë, ne jemi në një linjë me KiE dhe deri në fund kur të kryhet edhe mbledhja ne shpresojmë që Bullgaria të hapë rrugën. Në rast se nuk do të ndodhë ne do të ndryshojmë kursin. E kemi konsultuar edhe me publikun këtu. Një shumicë kanë thënë se Shqipëria duhet të shkëputet nga kthetrat e Bullgarisë. Nëse nuk realizohet gjatë presidencës franceze, do të ndahemi nga Maqedonia e Veriut”, tha Rama./albeu.com


Shtuar 20.05.2022 12:26