Vritet shefi i Al Kaidas në Irak, Abu Musab al Zarkavi
Albeu.com
Kryeministri irakian Nuri al-Maliki ka deklaruar se Abu Musab al Zarkavi, i njohur si një nga krerët më të rrezikshëm të organizatës terrosite Al Kaida, është vrarë nga trupat amerikane.Kryeministri ka bërë të ditur se al Zarkavi është vrarë në mëngjesin e ditës së djeshme kur ka qenë i shoqëruar nga shtatë militantë të tjerë. Militanti jordanez al Zarkavi është quajtur nga autoritetet amerikane si një ndër më të rrezikshmit, i krahasuar ky me Osama Bin Ladenin. Al Zarkavi në Nëntorin e vitit të kaluar, i mbështetur nga forcat e Al Kaidas ishte organizatori kryesor i vendosjes së tre bombave në hotele të ndryshme në Jordani dhe Amman ku humbën jetën 60 civilë. Përpjekjet e forcave aleate për kapjen e al Zarkavit kanë filluar që në verën e vitit 2003. Në muajin Maj të vitit 2004, ish Ministri i Brendshëm iraken Hussein Kamal tha se Al Zarkavi u arrestua por më vonë meqenëse organet kompetente nuk zotëronin asnjë fotografi dhe të dhëna të tjera rreth identitetit të tij, ai u la i lirë. Në Maj të 2005’ës, në një konfirmim thuhej se Al Zarkavi ishte plagosur rëndë nga një sulm kundër amerikanëve dhe se po kurrohej në një spital emri i të cilit nuk bëhej i ditur. Por shumë shpejt erdhi njoftimi i dyte se Al Zarkavi ishte përmirësuar dhe ishte kthyer në Irak. Për kapjen e tij ishte vendosur edhe një shpërblim prej 25 milionë dollarësh. Al Zarkavi është cilësuar si përgjegjësi kryesor për rrëmbimet dhe ekzekutimet e qytetarëve të huaj në qytete të ndryshme të Irakut.
Shtuar më 08/06/2006, ora 10:39
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori