Vritet polici në Boston
Gjatë mbrëmjes së të enjtes një person i armatosur ka qëlluar për vdekje një polic në qytezën universitareKembrixhit. Sipas policisë së kësaj qyteze, polici është qëlluar disa herë, pasi kishte shkuar për inspektim pas njoftimeve për trazira në mjediset universitare. Ai vdiq nga plagët e rënda në spital.

Policia e Kembrixhit i ka bërë thirrje studentëve të mos dalin nga konviketet, ndërkohë që vazhdojnë përpjekjet për kapjen e autorit.

Një zonë e gjerë e territorit të universitetit është rrethuar nga kordoni policor dhe forcat e sigurisë po kontrollojnë zonën për të kapur të dyshuarin.

Qyteza Kejmbrixh ndahet nga lumi Çarls nga Bostoni, ku të hënën dy shpërthime vdekjeprurëse tronditën qytetin gjatë Maratonës së famshme të Bostonit. /albeu.com/
Shtuar më 19/04/2013, ora 11:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori