Një oficer policie është vrarë dhe një
tjetër është plagosur rëndë, so mbasdite në Bronx, New York, gjatë një shkëmbimi zjarri me një të dyshuar për krime.
Kryetari i Bashkisë Bill de Blasio e identifikoi policing e vrarë si Paul
Tuozzolo nga Komisariati 43, veteran që prej 19 vjetësh në NYPD.
Gjithshka ndodhi afër orës 3 mbasdite, kur një grua telefonoi në numrin 911, për të thënë se një burrë i armatosur kishte hyrë në apartamentin e saj në Beach Avenue.
I dyshuari, 35-vjeçari Manuel Rosales, arriti të largohej me një xhip të kuq. Një veturë patrulle e policisë e dalloi në kryqëzimin Noble Court dhe Bronx River Avenue, mirëpo, kur policët iu afruan për ta ndaluar makinën, Rosales i qëlloi me armën e tij gjysëmautomatike. Plumbat goditën dy prej policëve në uniformë. Patrulla e policisë gjithashtu shtiu në drejtim të kriminelit duke e vrarë në vend.
Dy policët e plagosur u dërguan urgjentisht në Jacobi Hospital, ku Toger
Tuozzolo u shpall i vdekur. Togeri
tjetër, Emmanuel Këo, është qëlluar në këmbë por është jashtë rrezikut për jetëm, shkruan Illyria.
Tuozzolo ishte baba i dy fëmijëve.
“Qyteti është në zi dhe familja e NYPD-së është në zi”, tha Komisioneri i Policisë James O’Neill, që e përshkroi të ndjerin si “një njeri shumë i mirë, një njeri i përkushtuar, një njeri që dha jetën për të na mbrojtur të gjithëve”./Albeu.com/
Shtuar më 05/11/2016,
ora 07:38