Vritet oficeri i lartë i sigurisë në Ukrainë
Një oficer i lartë i sigurisë në Ukrainë, koloneli Oleksandr Kharaberyus, është vrarë si pasojë e shpërthimit të makinës së tij. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Mariupol, në pjesën juglindore të Ukrainës.

Autoritetet bëjnë me dije se do të bjnë çdo gjë të mundur për të gjetur autorët e krimit.

Shefi i policisë rajonale në Donjeck, Vyacheslav Abroskyn, bën me dije se nuk e përjashtojnë mundësinë që kjo është vepër e separatistëve prorusë, që i kontrollojnë pjesë të rajoneve Donjeck dhe Luhansk. /albeu.com/
Shtuar më 31/03/2017, ora 12:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori