“Shqiptarët ikin, Rama udhëton si sulltan”, Berisha: Nëse vazhdoni kështu, protesta e radhës do jetë përballë Kuvendit

Ditën e sotme mbahet seanca në parlament mbi projektbuxhetin e shtetit për vitin 2023.

Gjatë fjalës së tij ish-kryeministri Sali Berisha ka ngritur akuza ndaj qeverisë duke thënë se gjithnjë e më shumë po vidhet dhe se kur shqiptarët janë duke ikur Rama udhëton si sulltan.

Berisha: Rrogat e pensionet nuk u rritën. Shqiptarët nga me rrogën më të lartë mesatare në Ballkan shkuan në rrogën më të ulët. Asnjë punë tuajën nuk u tregoni dot shqiptarëve që keni përfunduar. Të gjitha janë përfundim i punëve që ishin nisur tashmë. Ndërtuat 7 km rrugë autostradë me çmim dy herë më të shtrenjtë se km i tunelit të Kërrabës.

Rruga Kardhiq-Delvinë, katërfishuar çmimin e saj se vodhët me thasë. Tani pas 9 vitesh, shtoni edhe 16 mln të tjera të vidhni se nuk jeni ngopur. E turpëroni këtë vend, ndaj dhe ikin shqiptarët se e keni ofenduar dhe poshtëruar. Për këtë jetoni në luksin më të madh, udhëton ai si sulltan.

Nikolla: Mbaroi koha.

Berisha: Ku mbaroi koha, nëse vazhdoni kështu protesta e radhës do jetë para parlamentit. Dhe ju jeni bashkëvjedhëse nëse nuk e denonconi./albeu.com


Shtuar 9.11.2022 17:34