Vritet një prej të dyshuarve të tragjedisë së Bostonit (VIDEO)
Gjatë operacionit që u zhvillua në Boston për kapjen e autorëve të tragjedisë së pak ditëve më parë, njeri prej të dyshuarve ka humbur jetën në orët e para të mengjesiot gjatë n shkëmbimi zjarri me policinë

Ne shkembimin e zjarrit, te ndodhur ne nje lokalitet rreth 10 kilometra nga Bostoni, një efektiv i policisë gjithashtu humbi jetën.

Sipas “CNN”, agjentët e FBI-së dhe policisë së Bostonit janë aktualsht duke realizuar një prej operacioneve më të mëdha të kërkimit në historinë e vendit.

Pasi u identifikuan nga kamerat e sigurisë në rrugën ku ndodhi shpërthimi, të dy shtetasit u gjurmuan dhe u vunë në ndjekje gjatë së enjtes.

Për të shpëtuar, ata rrëmbyen një makinë nën kërcënimin e armëve. Drejtuesi i mjetit u la më pas i lirë, ndërsa njëri prej të dyshuarve mbeti i vrarë në përballjen me policinë.

I dyshuari i dytë, ai që imazhet e ditës së shpërthimit shfaqet me një kapele të bardhë në kokë, është në ndjekje pasi mundi të ndahej nga bashkëpunëtori, përpara se ai të binte në pritën e policisë.

Aktualisht, aksioni policor është në zhvillim dhe të dhëna të mëtejshme nuk bëhen të njohura nga hetuesit. /albeu.com/
Shtuar më 19/04/2013, ora 12:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori