Vritet një politikan opozitar pakistanez dhe shoferi i tij
Disa persona të armatosur kanë vrarë, Malik Naveedin, lider i një partie politike të Pakistanit, në qytetin Kueta.

Malik Naveed, 38 vjeçar dhe roja e tij, Mohammad Zareef, 42 vjeçar, janë qëlluar teksa ishin në makinë, ka thënë zyrtari i policisë, Ashraf Jattak.

Ai ka njoftuar se dy burrat kanë vdekur ndërsa po dërgoheshin për në spital.

Deri më tani, askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Naveed ka qenë lideri i partisë opozitare, Partia Kombëtare e Baloçistanit. /albeu.com/

Shtuar më 06/07/2017, ora 19:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori