Puthje dhe zhveshje para një gote, Gigliola: Kam mësuar nga aktorët, jam single

Gigliola Haveriku ishte e ftuar në Abc e Pasdites me Ermal Peçi ku foli mbi klipin e saj të fundit “A po vjen ti sot?” një këngë me ndërthurjen zhanresh që e risjell këngëtaren në mesin e artistëve që publikojnë këngë me videoklipe. Kënga e cila flet për kërkimin e dashurisë, me një videoklip tejet sensual e sjell Haverikun ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim nën ritmet e funk-ut dhe jazz-it.

Këngëtarja shprehu se skenat erotike në videoklipe qënë një sfidë, por ajo ndjeu komoditetin e bashkëpunëtorëve. Gjithashtu, mes batutash tha se kishte marrë edhe aprovimin e babait i cili i kishte thënë se “e di që janë puthje artistike”.

“Ama aktrimit nuk i them jo sepse jemi artist. Dhe kam mësuar nga aktorë gjatë këtyre viteve të fundit…” – tha Gigliola mes të qeshurash në një moment që u kthye në gazmor por dhe tejet nënkuptues.

Por çfarë ndodh me jetën sentimentale të artistet? Ajo nuk rrëefu shumë detaje, por shprehu:

“Se çfarë bëhet me zemrën nuk e themi por isha single kur kam bërë atë puthjen.” – duke pranuar për herë të parë se nuk është më në një lidhje dashurie.

Por thumbimet nuk mbaruan nga ana e këngëtares e cila shprehu se “më bën kompliment edhe në sheshxhirim, po patët propozime aktrimi…” duke iu referuar momenteve më picante të videoklipit të këngës “A po vjen ti sot?”.


Shtuar 12.04.2022 18:28