Vritet me armë ministri i Mjedisit në Burundi
Një person i armatosur ka qëlluar për vdekje ministrin e Mjedisit të Burundit. Lajmin e ka bërë të ditur policia vendore.

Vrasja ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit, dhe është vrasja e parë e ndonjë figure të lartë qeveritare në gati dy vite të dhunës politike në Burundi.

Emmanuel Niyonkuru, 54-vjeçar, u sulmua teksa po udhëtonte për në shtëpi në kryeqytetin Bujumbura, ka njoftuar policia e Burundit./Albeu.com/
Shtuar më 01/01/2017, ora 11:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori