Vritet lideri i Al-Qaedas në Afganistan
Lideri i Al-Qaedas, Qari Yasin, është vrarë sot pas një sulmi ajror në Afganistan. Lajmi është konfirmuar sot nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes në Washington.

"Yasin planifikoi bombardimin e hotelit 'Marriott' në Islamabad, në vitin 2008, si edhe sulmin e vitit 2009 në Lahore kundër ekipit srilankez të kriketit", thuhet në një deklaratë të Pentagonit.

"Yasin ishte numri 10 në listën e më të kërkuarve në Pakistan, ndërkohë që për kokën e tij ishin vënë 20 mijë dollarë", shkruan gazeta pakistaneze "Dawn", e cila shton se Yasin kishte lidhje edhe me talebanët pakistanezë.

Të paktën 53 persona vdiqën në sulmin kundër hotelit "Marriott" dhe tetë të tjerë pas sulmit kundër ekipit srilankez të kriketit. /albeu.com/

Shtuar më 26/03/2017, ora 14:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori