Vritet ideatori i sulmit në "Charlie Hebdo"
Në sajë të sulmeve ajrore amerikane mësohet se është vrarë ideatori i sulmit në revistën satirike "Charlie Hebdo".

Njoftimi në fjalë për vrasjen e Nasser Al-Andi ka ardhur para dy ditëve në një video të publikuar në “Twitter” nga grupi terrorist, ku thuhej se ai mbeti i vrarë gjatë një sulmi në muajin prill, në qytetin Mukalla në Jemen.

Lidhur me këtë burim, aktualisht nuk ka pasur ende asnjë konfirmim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Viktima më herët ishte shfaqur në një video, ku pretendonte se grupi terrorist ishte pas sulmit në zyrat e revistës satirikeCharlie Hebdo” në Paris, ku mbetën të vrarë 12 persona. /albeu.com/

Shtuar më 08/05/2015, ora 17:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori