Sot është raportuar se një fotoreporter
italian ka gjetur vdekjen në Ukrainën Lindore.
Ministria e Jashtme italiane ka njoftuar se mund të jetë vrarë Andrea Rocchelli,në afërsi të qytetit të Slovynaskut, gjatë luftimeve ndërmjet forcave të ushtrisë ukrainase dhe separatistëve pro-rusë.
Ministria po ashtu ka saktësuar se
trupi i pajetë i
Rocchellit është momentalisht në një spital të këtij qyteti, ndërsa do ti bëhet dhe ekspertiza për të zbuluar edhe shkaqet e vërteta të vdekjes. /albeu.com/
Shtuar më 25/05/2014,
ora 13:10