Vritet bosi i Gambinove, familja u çmontua pas dëshmisë së një shqiptari

Fank Cali
Lufta mes familjeve mafioze në SHBA duket se vijon pavarësisht uljes së intensitetit gjatë viteve të fundit dhe fokusit drejt administrimit të shumave të fituara gjatë dekadave të mëparshme.

Mediat amerikane bëjnë me dije se gjatë mbrëmjes së djeshme është ekzekutuar në lagjen e tij në Staten Island kreu i familjes Gambino, Frank Cali ose siç thirrej ndryshe "Franky Boy".

53 vjeçai, drejtuesi i familjes Gambino që prej vitit 2015 u gjet me plagë të shumta në trup jashtë shtëpisë së tij dhe humbi jetën disa orë më vonë në spital.

Mediat e huaja shkruajnë se policia nuk ka asnjë të arrestuar lidhur me rastin dhe se ende vijon puna për kapjen e autorëve.

Cali nuk kishte asnjë precedentë përveç shantazhit ndaj një punëtori, gjë që e çoi në burg për 16 muaj në 2008.

Bosi i parë mafioz i familjes Gambino që u vra ishte Paul Castellano.

Ai u qëllua jashtë një restoranti në 1985 me urdhër të John Gotti-t.

Ky i fundit mori më pas përsipër drejtimin e familjes deri në vitin 1992 kur edhe u burgos.

Pjesë e familjes mafioze ka qënë edhe shqiptari John Alite.

Ai vetë tashmë është një i penduar dhe ka përdorur gjithë njohuritë e tij për të vënë Gottin pas hekurave, ku edhe vdiq nga kanceri në vitin 2002.
Shtuar më 14/03/2019, ora 10:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori