Vriten në Siri atentatorët e Parisit dhe të Brukselit
Dy prej atentatorëve të përfshirë në sulmet fatale të nëntorit të vitit 2015">2015 në Paris të Francës, raportohet të jenë vrarë nga një sulm ajror i ndërmarrë nga Shtetet e Bashkuara në Siri.

Personat, të identififikuar nga Pentagoni si Salah Gourmat dhe Sammy Djedou, ishin pjesëtarë të të ashtuquajturit “Shtet Islamik”.

I vdekur ka mbetur edhe një person i tretë në sulmin e 4 dhjetorit,po pjesë e grupit ekstremist, i cili ka pasur lidhje me komplotet terroriste në Belgjik gjatë 2015">2015-s.

Në momentin e sulmit nga SHBA-të, të 3 terroristët ishin duke thurur plane për sulme të tjera me në objektiv Perëndimin, njofton Pentagoni.

Treshja terroriste ka qenë pjesë e një rrjeti të udhëhequr nga Boubaker Al-Hakim, i cili është vrarë në një tjetër sulm ajror të koalicionit të udhëhequr nga Amerika më 16 nëntor.

“Sulmi nënvizon edhe njëherë përpjekjet tona të pamëshirshme për të goditur në vijimësi anëtarët e Shtetit Islamik të cilët tentojnë të organizojë sulme në SHBA, apo të prekin interesat tona dhe të aleatëve tanë anembanë botës”, tha zëdhënësi i Pentagonit, Peter Cook.

ISIS mori përsipër përgjegjësinë e sulmeve në kryeqytetin francez më 13 nëntor 2015">2015, në shënjestrën e të cilëve ishte salla e koncerteve “Bataclan”, stadiumi “Stade de France” si dhe restorante e lokale të zonës. /albeu.com/

Shtuar më 13/12/2016, ora 17:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori