Shfrytëzojeni! 3 shenjat që nesër i pret një ditë me plot fat

Energjia që fillon më 13 nentor është ajo që duhet të na mundësojë të ndihemi të lirë nga modelet apo ciklet emocionale në të cilat kemi ngecur. Kjo ka të bëjë me aftësinë transformuese të Akrepit (meqë jemi në sezonin e tij).

Disa nga shenjat do të kenë një superditë sot!

Akrepi

Pasi ju kanë rënduar shumë gjëra kohët e fundit, horoskopi i së mërkurës ju mundëson ta lini veten të lirë. Mund të mos jeni në gjendje të kontrolloni gjithçka rreth jush, por mënyra se si ta kontrolloni veten nga brenda është diçka që vërtet e keni zotëruar kohët e fundit. Reflektoni për gjithçka që keni ndjerë kohët e fundit. Duhet të vendosësh të jesh i lirë, duhet të thuash atë që ndjen. Është koha që të përqafoni këtë mënyrë të re të të menduarit që po shfaqet ngadalë.

Dashi

Pas shumë trazirave emocionale dhe stresit, sot do t’ju vijë një mundësi e re për të marrë frymë dhe për të parë dritën në fund të tunelit. Sado që dëshironi të nxitoni drejt risive, është gjithashtu në rregull të merrni kohën tuaj, të mendoni vërtet për gjërat sidomos kur merrni vendime. Ky kapitull i ri në të cilin po kaloni do të kërkojë që t’i bëni gjërat ndryshe nga sa i keni bërë ndonjëherë më parë. Shpesh, ju jeni kritiku më i keq i vetes, që do të thotë se tani është e rëndësishme që ju të jeni në gjendje të jeni realistë se çfarë të prisni nga vetja. Bëni atë që mundeni, por pranoni edhe atë që nuk mundeni.

Ujori

Sot duhet të ndiheni sikur më në fund mund të merrni frymë thellë. Ju jeni padyshim në pragun e një kapitulli krejt të ri, por gjithashtu keni mbyllur së fundmi pjesët kryesore të së shkuarës suaj që ju kanë lënduar për disa kohë. Shijoni sa larg keni arritur sot, përqafoni kapitullin që është përpara jush dhe bëjini të ditur vetes se është vërtet në rregull t’i lini disa gjëra pas përgjithmonë, në mënyrë që të mund të shijoni plotësisht gjithçka që do të vijë më pas.


Shtuar 12.11.2021 22:48