Vriten 7 pjesëtarë të Helmetave të Bardha në Siri
Pëlqej
Sulmues të panjohur kanë vrarë 7 anëtarë të grupit për shpëtim të quajtur “Helmetat e Bardha”, sot herët në mëngjes, gjatë një anksioni kundër bazës së tyre në pjesën veriperëndimore të Sirisë.

Të 7 vullnetarët e këtij shërbimi janë vrarë me plumba në ballë.
Nuk është e qartë nëse se ky sulm kishte motive politike apo kriminale.

Vendi Sarmin, ku ka ndodhur sulmi, është në provincën Idlib, ku aktualisht janë parë përleshje mdërmjet grupeve rivale kryengritëse, shkruan Evropa e Lirë.

Observatori për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren në Siri, ka njoftuar se trupat e të vrarëve janë gjetur kur vullnetarët e tjerë e kishin filluar punën.

Prej vitit 2013, Helmetat e Bardha kanë punuar për shpëtimin e civilëve në hapësirat që gjenden nën kontrollin e kryengritësve. /albeu.com/

Shtuar më 12/08/2017, ora 16:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori