Vriten 5 punonjëse dhe një shofer i aeroportit të Kandaharit
Pesë punonjëse të sigurisë qëllohen për vdekje në aeroportin e Kandaharit, raporton policia vendase.

Sipas autoriteteve punonjëset po udhëtonin për në punë mëngjesin e kësaj të shtune, kur janë qëlluar nga dy autorë ende të paidentifikuar.

Nga të shtënat humbi jetën edhe shoferi i tyre.
Sipas drejtorit të aeroportit Ahmadullah Faizi gratë ishin të shqetësuara për sigurinë e tyre, pasi ato më parë ishin kërcënuar me jetë nga persona të cilët ishin kundër karrierës së tyre.

Deri më tani askush nuk e ka marr përsipër sulmin, por mendohet që pas tij të fshihen talibanët, pasi femrat kanë qenë edhe më parë target i tyre.

Sipas prokurorisë afgane në vitin 2016 janë raportuar rreth 3700 raste dhune ndaj femrave, kurse në 2015-n ishin 5000 raste të tilla.
Shtuar më 17/12/2016, ora 22:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori