Vriten 4 anëtarë të Al Kaedas në Jemen
Të paktën katër persona, anëtarë të Al Kaedës jnaë vrarë mbrëmë në një sulm të avionëve amerikanë të telekomanduar në rajonin e Maribit në Jemen.

Sulmi ka ndodhur kur SHBA-të dhanë alarmin maksimal për sigurinë që ka shkuar deri në mbylljen e misioneve diplomatike në Lindjen e Mesme. Gjithashtu Uashingtoni beri të ditur se deri të shtunën do të jenë të mbylluar shumë amabasada amerikanë në Afrikën Veriore dhe Lindjen e Mesme për shkak të kërcënimeve terroriste.

Të paktën 21 ambasada dhe konsullata u mbyllën ditën e djel. Lajmi është bërë i ditur nga një zyrtar lokal dhe agjencia e lajmeve "SABA". /albeu.com/



Shtuar më 06/08/2013, ora 12:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori