Vriten 14 militantë të ISIS nga bombardimet
Pëlqej
Gjatë sulmeve të koordinuara ajrore të mbrëmshme të Amerikës së bashku me aleatët e saj, kanë mbetur të vdekur 14 militantë të ISIS.

Rami Abdulrahman, i cili udhëheq Observatorin sirian për të Drejtat e Njeriut, po ashtu ka thënë se gjatë këtyre sulmeve kanë vdekur edhe 5 civilë.

Militantët e vrarë të grupit terrorist ISIS, mbetën të vrarë në lindje të provincës Deir Ezzor, ndërsa civilët janë vrarë në verilindje në Hasakeh, transmeton Rel.

SHBA-ja ka vënë në shënjestër edhe disa rafineri nafte gjatë sulmeve ajrore mbi Siri, ndërsa zyrtarë të lartë të saj kanë thënë se qëllimi ka qenë frenimi i një pjese të mirë të të ardhurave të grupeve terroriste. /albeu.com/
Shtuar më 25/09/2014, ora 09:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori