Barcelona hyn në garë për mesfushorin e Man United

Situata e Donny van de Beeku te Manchester United nuk është aspak e mirë dhe lojtari me shumë mundësi do të largohet nga “Djajtë e Kuq” në janar, pasi dëshiron të luajë rregullisht.

24-vjeçari, i cili u transferua para një viti në “Old Trafford” nga Ajaxi, nuk po arrin të shkëlqejë. Holandezi duket se nuk është përshtatur në Angli dhe nuk bën pjesë në planet e trajnerit, Ole Gunnar Solskjaer.

Menaxheri i lojtarit thuhet se është duke kërkuar skuadër për mesfushorin.

Së fundmi në garë ka hyrë edhe Barcelona. Klubi spanjoll po tenton ta bindë lojtarin të transferohet në La Liga.


Shtuar 11.10.2021 16:33