Vriten 13 ushtarë në juglindje të Turqisë
Albeu.com
Në përleshjet me kryengritësit kurdë të Partisë Punëtore, në juglindje të Turqisë, janë vrarë 13 ushtarë. Armata turke kumtoi se përleshjet e zhvilluara në provincën Sirnak, kanë filluar pasi ushtria kishte vrarë një luftëtar të kësaj organizate.Ushtria më vonë ka sulmuar pozicionet e kryengritësve edhe me helikopterë. Ndërkaq, nga një shpërthim në një kontejner mbeturinash në Stamboll janë plagosur të paktën pesë persona, ndër të cilët edhe një polic.
Shtuar më 08/10/2007, ora 16:48
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori