Vret 300 mijë njerëz, 96 vjeçari kërkon falje për krimet e kryera
Oskar Grening, 96-vjeçar, një ish ushtar nazist, i cili u dënua me katër vjet burg për vrasjen e 300,000 njerëzve në kampin e përqendrimit nazist Aushvic, ka kërkuar falje në përpjekjen e tij të fundit për të shpëtuar nga dënimi, njoftuan sot autoritetet gjermane.

Grening u dënua në vitin 2015, për ndihëm e dhënë për vrasjen e 300,000 hebrenjve, ende nuk ka filluar ta vuajë dënimin, pasi ka paraqitur ankesë kundër aktgjykimit, raporton AP. /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2018, ora 19:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori