Vrau vëllain e diktatorit korean, flet për herë të parë e dyshuara (FOTO LAJM)

Vetëm disa orë nga vrasja e gjysëm vëllait të diktatrorit korean, Kim Young Un, policia ka arrestuar të dyshuarën në një aeroport në Malajzi.

Pas arrestimit, ajo ka thënë se ishte mashtruar nga një grup miqsh, që disa ditë më parë i kishin thënë të bënte një shaka me Kim Jong-nam, duke i afruar një shami me helm që do të ishte e parrezikshme për jetën e tij.

"Unë e bëra këtë veprim sepse mendova dhe isha e bindur nga miqtë e mi se kjo do të ishte thjesht një 'shaka'", tha ajo.

Ajo është 28-vjeç dhe quhet Doan Thi Huong, por besohet se emri i saj nuk është ky i vërteti.

Ndërkohë, policia ka arrestuar edhe një grua tjetër si të dyshuar për vrasjen, një vajzë e quajtur Siti Aishah 25 vjec, nga Indonezia, si dhe të dashurin e saj, duke e cuar në tre numrin e të arrestuarve. /albeu.com/
Shtuar më 16/02/2017, ora 11:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori