Vrau veten sepse e tallnin shokët, ja mesazhi i babait të vajzës (FOTO LAJM)

Një vajzë e re 16 vjeç ka vrarë veten për shkak se nga rrethi i saj shoqëror i thonin se ajo ishte e shëmtuar.

Babai i Juli Derbyshire, Adrian, ka marrë një vendim të vështirë duke publikuar disa foto nga momentet e fundit të jetës të vajzës së tij, në 18 vjetorin e saj.

Ajo jetoi 5 ditë pas incidentit, derisa babai i saj Adrian vendosi të shkëpusë tubat që e mbanin në jetë, duke qenë se nuk kishte asnjë shpresë jete. Fotot e publikuara janë shkrepur pak minuta para vdekjes.

Vetë i ati i shpërndau fotot në kuadër të nismave kundër bullizmit pas vdekjes së saj, si dhe për të ndaluar vetëvrasjen te të rinjtë, shkruan "The Mirror".

"Të shpërndaja këto foto ishte një ng vendimet më të vështira në jetën time. I bëra këto foto pak para vdekjesvajzës sime dhe nuk i kam parë kurrë deri sot.

Por doja t'i postoja për të ndaluar vetëvrasjen dhe bullizmin e të rinjve. Në vend që të hapja shampanjën me vajzën time, vendosa lule te varri i saj", ka thënë ai. /albeu.com/
Shtuar më 11/03/2017, ora 09:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori