Vrau të dashurën pastaj veten, tragjedi shekspiriane mes të rinjve
Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e sotme në qytetin Ordu të Turqisë, ku një djalë fillimisht vraudashurën dhe më pas veten.

Tragjedia shekspiriane ndodhi në momentin kur Kemal Emen i doli në rrugë të dashurës së tij Sema Dag duke fillluar të debatonin fillimisht, raporton albeu.com.

Siç raportojnë mediat turke, debati u nxeh dhe një moment i riu nxorri pistoletën duke qëlluar disa herë mbi të për ta lënë të vdekur në vend.

Fill pas kësaj, në vendin e ngjajres ka ardhur policia duke i kërkuar të riut që të dorëzohet, por ai ka qëlluar më pas edhe në drejtim të vetes duke u vetëvrarë. /albeu.com
Shtuar më 11/07/2020, ora 16:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori