Vrau për 64 euro gruan dhe xhaxhain, hiqet si memec për të fshehur krimin
Pëlqej
Një vrasës kinez kishte aktruar mirë kinse është memec 12 vitet e fundit për t’i ikur të kaluarës dhe në fund vërtet e humbi aftësinë e të folurit, përcjell Albeu.com.

Burri me emrin Zeng e kishte braktisur fshatin e vet në krahinën Zhejiang, në lindje të Kinës në vitin 2005 pasi e kishte vrarë xhaxhanë e vet dhe bashkëshorten e tij pas një grindjeje banale për qiranë e shtëpisë që ishte 64 euro, lajmëron një gazetë e Zhejiangut.

Duke aktruar se është memec, burri, atëherë 33 vjeç, arriti të punësohet në një kantier ndërtimi në një krahinë tjetër. Duke e ndërruar emrin, ai u martua dhe u bë baba, transmetongazetametro.net.

Por, policia lokale në fund kishte dyshuar tek ai kur kishte zbuluar se Zeng nuk kishte dokumente personale. Ajo urdhëroi që t’i merret mostra e gjakut dhe në tetor zbuloi se ADN’a e tij është i ngjashëm me të atij të kushëririt vrasës i cili po kërkohet tashmë 12 vite.

I zbuluar Zeng kishte mundur ta jep pranimin vetëm me shkrim. “Pasi për 12 vite nuk kishte folur asnjë fjalë, më nuk dinte të fliste”, i ka shpjeguar policisë.

Nëse shpallet fajtor për vrasje, mund të ballafaqohet me dënim me vdekje. /albeu.com/
Shtuar më 27/12/2017, ora 16:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori