Vrasëset misterioze të vëllait të Kim Jong-Un, në pritje të dënimit me vdekje
Dy femrat të cilat u akuzuan për vrasjen e vëllait të diktatorit korean, Kim Young-Un, mund të përballen me dënimin me vdekje.

"Ato do të akuzohen në gjykatë në bazë të nenit 302 të kodit penal, që përbën një akuzë për vrasje të shoqëruar me dënim me vdekje", ka thënë prokurori malajzian, i cili shtoi se ende nuk është marrë asnjë vendim ndaj shtetasit korean Ri Jong Chol, i arrestuar gjithashtu në lidhje me vrasjen.

Kutjojmë se pak ditë më parë, në aeroportin e Kuala Lumpurit, dy femrat i hodhën në fytyrë Kim Jong Namit një gaz nervin i llojit "VX", i cili i shkaktoi atij paralizë të menjëhershme dhe vdekjen brenda 15 minutash.

Më pas, dy të dyshuarat kanë thënë para prokurorisë se e kishin bërë këtë veprim pasi mendonin se ishin pjesë e një shakaje televizive.

Doan Thi Huong nga Vietnami dhe Siti Aisyah nga Indonezia, janë mes 10 të dyshuarve të identifikuar nga autoritetet malajzeze, në mesin e tyre përfshihet edhe një zyrtar i vjetër i ambasadës koreano-veriore në Kuala Lumpur dhe një anëtar i stafit të linjës ajrore shtetërore, ku do të udhëtonte Kim Jong nam. /albeu.com/
Shtuar më 28/02/2017, ora 12:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori