Vrasje në sallën e gjyqit, i pandehuri sulmon me stilolaps dëshmitarin (VIDEO)
Pëlqej
Ky është momenti i pabesueshëm ku një anëtar i një bande kriminale, tenton të vrasë një dëshmitar në një sallë gjyqi.

Siale Angilau, 25 vjeç, ishte në gjyq në Salt Lake City, Utah, kur papritmas u ngrit nga vendi i tij nga stoli i të pandehurit dhe mori një stilolaps.

Angilau vrapoi drejt dëshmitarit për ta sulmuar atë, përcjell albeu.com

Dëshmitari i cili ishte i prangosur, arriti të largohej dhe të fshihej në sallë.

Një zëvendës marshall i quajtur Jane Doe, nxjerr armën dhe qëllon Angilau për vdekje.

Videoja i ka shokuar të gjithë ndërsa familja e 25-vjecarit ka hedhur në gjyq marshallin se nuk ishte e nevojshme ta vrisnin atë për shkak se dëshmitari arriti të fshihej. /albeu.com/


Shtuar më 13/03/2018, ora 12:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori