Vrasja e prokurorit turk, arrestohet një nga anëtarët e grupit ekstremist
Policia italiane ka arrestuar një shtetas turk në Venecia, i dyshuar se ka qenë anëtar i të majtës ekstreme turke DHKP – C, grup i cili më datë 31 mars ekzekutoi në Stamboll prokurorin Mehmet Selin Kiraz.

Vrasja ndodhi pas ndërhyrjes së policisë turke, e cila në ndërhyrje vrau edhe dy pengmarrës.

Ministri i Brendshëm i Italisë, Angelino Alfano deklaroi se ‘niveli i alarmit është i tillë që ka çuar në nivele të larta sigurie’.

Mësohet se personi që rekrutonte në emër të grupit jetonte në Itali me gruan daneze dhe djalin e tij, ndërsa shteti turk e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për terrorizëm./albeu.com/
Shtuar më 07/04/2015, ora 00:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori