Plagosje me thikë në Kurbin, arrestohet autori

Një 37 vjeçar është vënë në prangat e policisë në Kurbin pasi ka plagosur me thikë shtetasin 65 vjeçar H.S, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Përplasja mësohet se ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme

Njoftimi i policisë:

Kurbin

Goditi me mjet prerës dhe sende të forta një shtetas, pas një konflikti të çastit, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasin M. P., 37 vjeç, banues në Kurbin, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës thikë dhe sende të forta shtetasin H. S., 65 vjeç, banues në Kurbin, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme./albeu.com

 


Shtuar 3.08.2022 16:06