Vrasja e 4 policëve, Afganistani akuzon NATO-n
Sipas Qeverisë së Afganistanit trupat e NATO-s kanë vranë katër policë afganë në provincën jugore të Kandaharit. Përmes një deklaratë për shtyp Ministria e Brendshme, ë këtij vendi tha se katër policët afganë, u vranë në rrethin Arghandab të Kandahar të martën në mbrëmje.

Një zëdhënës i forcave të NATO-s në Afganistan, tha se incidenti po hetohet bashkërisht nga ndërkombëtarët dhe autoritetet afgane.

Ndërkohë, një shef i policisë lokale tha se në krahinën qendrore të Ghaznit për dy orë janë zhvilluar përleshje me armë në mes të ushtarëve polakë dhe policisë afgane, pranë një bazë të huaj.

Forcat e NATO-s, ka pranuar incidentin dhe thanë se raportet tregojnë se ka pasur të shtëna në një pikë kontrolli të policisë.
Shtuar më 10/08/2011, ora 18:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori