Ministri i
Mbrojtjes i
Afganistanit, Abdullh Habibi dhe shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë, Qadam Shah Shahim, kanë dhënë dorëheqjen pas një sulm të
talibanëve javën e kaluar ku mbetën mbi 100 ushtarë të vrarë, ndërsa presidenti i
Afganistanit, Ashraf Ghani, pranoi dorëheqjet e tyre.
Kutjojmë se militantët talibanë të veshur me unforma të Qeverisë afgane, kanë hyrë të premten në një bazë në qytetin Mazar-e Sharif dhe kanë hapur zjarr ndaj
ushtarëve.
Ky ka qenë sulmi më vdekjeprurës i
talibanëve ndaj forcave të armatosura që nga koha kur militantët janë larguar nga pushteti në vitin 2001. /albeu.com/
Shtuar më 24/04/2017,
ora 11:58