Dikush vihet në pozitë të vështirë financiare, sipas Paolo Fox këto shenja janë më me fat për këtë javë

DASHI: Guximi juaj i tepruar mund t’ju vendosë në situata të rrezikshme. Përpara se të filloni ndonjë aventurë apo projekt të ri, merrni kohë për të peshuar me kujdes anët e mira dhe të këqija. Nuk është koha për të vepruar me impuls apo për të marrë vendime të nxituara. Në aspektin sentimental mund të keni tensione me partnerin. Mos harroni, komunikimi është çelësi për zgjidhjen e çdo konflikti. Kjo javë do të jetë e favorshme për të planifikuar takime biznesi ose projekte të rëndësishme. Merrini gjërat me radhë dhe mos lejoni t’ju akumulohet puna. Kujdes edhe shëndetin, sidomos ata që vuajnë nga sëmundje kronike.

DEMI: Kjo javë do të paraqesë një sërë sfidash për Demin, të cilët duhet të tregojnë forcë dhe durim të madh. Vetëbesimi i ulët dhe mungesa e motivimit nuk duhet t’ju bëhen pengesë për të vazhduar përpara. Nga data 14 gusht e në vazhdim do të mund t’i realizoni synimet tuaja me sukses. Angazhimi juaj në punë do të jetë i lartë. Përpjekjet që do të bëni tani do t’ju vlejnë shumë për të ardhmen. Puna e palodhur dhe këmbëngulja juaj do të shpërblehen.

BINJAKËT: Për të realizuar planet tuaja, do t’ju duhet vetëbesim i fortë. Mos shikoni prapa dhe mos jetoni në të kaluarën. Fokusi juaj duhet të jetë në të tashmen dhe të ardhmen. Datat 14 deri në 20 gusht do të jenë veçanërisht të favorshme për ju. Mos hezitoni të kërkoni ndihmën e të afërmve, nëse do të keni nevojë. Mundohuni që t’i shmangni konfliktet në vendin e punës. Me guxim dhe vendosmëri do të jeni të aftë të lundroni edhe në kohë me stuhi.

GAFORRJA: Edhe për këtë javë fokusi juaj kryesor duhet të jetë në ruajtjen dhe mbrojtjen e kursimeve tuaja. Kujdes me shpenzimet e panevojshme, sidomos në orët e vona të pasdites. Kjo nuk është periudhë e përshtatshme për të dhënë para ose për të nënshkruar kontrata financiare. Mund të ketë detaje të fshehura ose pasoja të paparashikuara që mund t’ju vënë në një pozitë të vështirë financiare. Këtë javë do të jenë të favorizuara takimet e punës dhe ato romantike.

LUANI: Këtë javë mund të keni probleme në aspektin profesional. Yjet ju këshillojnë që të bëni kujdes në marrëdhënie me kolegët dhe eprorët. Mundohuni t’u shmangeni përplasjeve në punë, pasi kështu do të rrezikoni të prishni marrëveshje të rëndësishme. Nëse ndiheni të pakënaqur me pozicionin dhe pagën tuaj aktuale, ka ardhur koha që të bëni një bisedë të qetë me menaxherin tuaj. Mos harroni se qasja agresive rrallëherë çon në rezultate pozitive.

VIRGJËRESHA: Këtë javë mund të përjetoni tensione dhe probleme në marrëdhëniet ndërpersonale, ndaj është e rëndësishme të veproni me kujdes. Kjo nuk është koha për të imponuar vullnetin tuaj. Merrini gjërat me radhë dhe tregohuni të duruar, dhe dëgjojini me kujdes të tjerët. Një mënyrë për të menaxhuar stresin dhe për të ruajtur ekuilibrin e brendshëm është meditimi, joga ose aktivitete të tjera relaksuese. Pavarësisht sfidave, do të mund t’ia dilni me sukses.

PESHORJA: Kjo javë mund të paraqesë disa sfida. Yjet ju këshillojnë që të mbështeteni te vetja dhe forca juaj e brendshme. Nuk mund të shpresoni për mrekulli apo që dikush tjetër t’ju nxjerrë nga bataku. Përpara se të hidhni një hap të rëndësishëm, planifikojini gjërat mirë. Durimi dhe racionaliteti do të jenë aleatët tuaj më të mirë. Nëse shfaqen ide të reja, mendoni menjëherë si t’i zbatoni ato në mënyrë efektive. Suksesi do të kërkojë planifikim dhe menaxhim të kujdesshëm të burimeve tuaja.

AKREPI: Kjo do të jetë një javë me ulje dhe ngritje, me humorin tuaj që luhatet mes euforisë dhe depresionit. Paqëndrueshmëria emocionale mund t’jua bëjë të vështirë arritjen e qëllimeve tuaja. Në aspektin e punës, yjet ju këshillojnë që t’i shikoni me sy kritik informacionet që merrni, ofertat që keni bërë dhe kushtet e marrëveshjeve që po hyni. Gjatë kësaj kohe mund ta keni të vështirë për të bërë karrierë. Mos harroni, maturia është thelbësore.

SHIGJETARI: Kjo do të jetë një javë e mbushur plot me ngjarje, takime dhe situata të ndryshme për Shigjetarin. Kështu do të keni mundësi të fitoni përvoja të reja dhe mundësi për t’u rritur. Kjo është periudha më e përshtatshme për të planifikuar një udhëtim, sepse më pas Mërkuri do të vendoset në prapavijë, duke ju krijuar vonesa dhe ndërlikime. Pavarësisht sfidave, kjo javë do të jetë premtuese për sa u takon nismave të reja.

BRICJAPI: Kjo do të jetë një javë sfidash dhe mundësish për t’u rritur për të lindurit në shenjën e Bricjapit. Do t’ju duhet të mobilizoheni fort për t’u përballur me ndikimet e jashtme. Merreni këtë si një mundësi për të nxjerrë mësime të vlefshme. Do t’ju duhet të dilni nga zona juaj e rehatisë, të eksploroni një territor të ri, të tregoni talentin tuaj, për të pasur përparime në karrierë. Jini të fortë, të guximshëm dhe të sigurt në aftësitë tuaja.

UJORI: Kjo do të jetë një javë intensive për të lindurit në shenjën e Ujorit. Kalendari juaj do të jetë i mbushur me angazhime pune, takime dhe negociata. Kjo mund të jetë një periudhë e shkëlqyer për të zgjeruar rrjetin tuaj të njohjeve dhe për të avancuar në karrierën tuaj. Kini parasysh që edhe në shtëpi do të kërkojnë praninë tuaj. Mos harroni se keni angazhime dhe përgjegjësi edhe ndaj anëtarëve të familjes.

PESHQIT: Kjo javë premton të jetë aktive dhe plot ngjarje për Peshqit. Do të përfshiheni në shumë aktivitete dhe asgjë nuk do të kalojë pa u vënë re, veçanërisht nëse ka të bëjë me informacione të rëndësishme për punën tuaj. Periudha nga 14 deri më 20 gusht do të jetë e suksesshme, megjithatë, mund të mbeteni të zhgënjyer nga dikush në mjedisin tuaj. Mundohuni t’i trajtoni këto situata me mirëkuptim dhe falje. Kjo është një javë shumë e favorshme për pushime dhe udhëtime. Disa prej jush mund të vendosin të regjistrohen në kolegj ose të ndjekin një kurs.