Vrasësi i policëve në Francë: Euro 2016 do jetë një varrezë
Përpara sulmit terrorist, vrasësi i çiftit të policëve francezë, Larossi Abballa ka postuar në Facebook një mesazh përmes të cilit paralajmëronte përgjegjësinë, por jo vetëm.

Ai bën thirrje për të vrarë sa më shumë policë, gazetarë e njerëz të tjerë, ndërkohë që kërcënon se “Euro 2016 do të jetë një varrezë”.

“Është një akt i pakontestueshëm terrorist”, ka deklaruar presidenti Francois Hollande pasi ka marrë lajmin.

“Dy policët u vranë në mënyrë burracake. Duhet të reagojmë së bashku, lufta kundër terrorizmit nuk ka të bëjë me një vend të vetëm, duhet të përfshijë të gjithë në një aksion ndërkombëtar vendimtar, si dhe një mbikëqyrje të këtyre individëve”, ka thënë Hollande.

Vrasja e policëve në shtëpinë e tyre ndodhi gjatë natës. Fillimisht Abballa vrau me thikë shefin e policisë së Parisit dhe më pas mori peng bashkëshorten, edhe ajo agjente, dhe u strehua në banesën e tyre. Personi më pas u neutralizua nga ndërhyrja e forcave speciale të policisë RAID. /albeu.com/
Shtuar më 14/06/2016, ora 17:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori