Vrasësi i gazetarit sllovak ishte paguar 70000 euro
Një prokuror sllovak ka identifikuar një grua, Alena Zs., si porositësen e vrasjes së gazetarit investigativ sllovak, Jan Kuçiak, të paguar 70000">70000 euro, në muajin shkurt.

Kuçiak kishte hetuar lidhjet mes mafias kalabreze dhe personaliteteve politike.

Vrasja e gazetarit dhe të fejuarës së tij kishte shkaktuar manifestime të fuqishme kundër qeverisë sllovake dhe kishte sjellë dorëheqjen e kryeministrit Robert Fico.

Alena Zs. urdhëroi vrasjen, Tomas Sz. i vrau me plumba, Miroslav M. ishte shoferi dhe Zoltan A. një ndërmjetës”, tha ky prokuror, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, gjatë një konference për shtyp në Bratislava, transmeton ATSH.

“Vrasësi ishte paguar 70000">70000 euro, nga të cilat 50000 euro në para kesh dhe 20000 euro nëpërmjet anulimit të një borxhi që Zoltan A. ia kishte Alena Zs”, theksoi i njëjti prokuror.
Shtuar më 01/10/2018, ora 23:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori