Vrasësi i frikshëm rrëfehet si nisi të marrë jetë njerëzish
James Fairweather ishte vetëm 15-vjeç kur vrau brutalisht një burrë dhe një student. Ngjarja ka ndodhur në Britaninë e madhe, ndërsa James Fairëeather është vrasësi serial më i ri i Britanisë.

Sipas shokëve të tij të klasës, kur ishte pyetur rreth profesionit që do të zgjidhte kur të rritej, i mituri kishte thënë “vrasës”, ndërsa kishte kërcënuar se do të kryente edhe një masakër në shkollë. Në vitin 2014 ai vrau një burrë me thikë, duke e goditur atë 102 herë në trup, vetëm për t’i shkaktuar sa më shumë dhimbje.

Tre muaj më vonë, ai zgjodhi viktimën e tij të radhës, një student. Ai e goditi studentin afër shtëpisë së tij, duke i shkaktuar gjithashtu shumë goditje me thikë, vetëm për t’i shkaktuar sa më shumë dhimbje. Ai u arrestua nga policia kur po planifikonte vrasjen e tretë, pasi një burrë e pa atë me thikë në dorë dhe lajmëroi autoritetet.

Në deklaratën e tij në polici, ai tha: Zëra filluan të më flisnin dhe më thanë që duhej ta bëja këtë sakrificë, ose do më vinin të më merrnin. Ndërsa i vrisja ata qeshnin me të madhe. Do të kisha vrarë përsëri.
Shtuar më 24/05/2019, ora 20:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori