Vonohesh në ceremoninë martesore? 110 euro gjobë
I lodhur duke pritur çiftet dhe të ftuarit për ceremonitë kishtare të martesës, një prift në juglindje të Anglisë ka vendosur të gjobisë me 100 stërlina (110 euro) të gjitha të pranishmit që vonohen në ngjarje të tilla të rëndësishme, njoftoi gazeta britanike ”The Times”.

”Dhjetë minuta me vonesë janë shumë”, tha prifti John Corbyn, përgjegjës për kishat e Bearstedit dhe Turnhamit, në Kent.

Corbyn thotë se të ftuaritvonohen për shkak të trafikut apo janë ”viktima” të arsyeve që ndodhin papritur do të përjashtohen nga kjo taksë.

”Gjithë të tjerët duhet ta paguajnë atë. Kjo gjobë do t’u shpërndahet më pas organistit të kishës, atyre që u bien zilkave, rojave të kishës dhe fëmijëve që rrinë në altar, të detyruar të presin të ftuarit”, tha Corbyn për gazetën.

Nga dhjetëra ceremoni martesore të vitit të kaluar, zhvilluar në kishën e Kryqit të Shenjtë në Bearsted, një çift e pagoi këtë taksë.

Prifti e ndërmori këtë iniciativë pas shtyrjes pa arsye së dy martesave.

”Të gjithë ne që punojmë në këto vende të shenjta ndihemi keq në raste të tilla”, theksoi ai. /albeu.com/
Shtuar më 06/01/2018, ora 16:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori