Volkswagen gjobitet me 1.2 miliard dollarë në Gjermani
Pëlqej
Prodhuesi i veturave Volkswagen është pajtuar që ta paguajë gjobën prej një miliard euroshGjermani shkaku i skandalit me emetim të gazit që e kishte prekur këtë kompani më 2015.

Ata zbuluan se kishin mashtruar në testet e motorëve dizel në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropë, dhe se më shumë se një milion makina janë prekur vetëm në Britani të Madhe.

Prokurori publik i Braunschweig lëshoi një urdhër administrativ kundër Volkswagen-it të mërkurën, që ata ta paguajnë dënimin maksimal prej pesë milionë eurosh, dhe 995 milionë eurosh për “dorëzim të përfitimeve publike”.

Kjo i referohet kthimit të parave të përfituara përmes mënyrave ilegale ose jo etike.
Shtuar më 13/06/2018, ora 21:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori